Merr flakë kontenieri në Tiranë, policia jep detajet e para

0

Një kontenier është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në Tiranë.

Rreth orës 12:45, në rrugën “Pasho Hysa”, ka rënë zjarr në një kontenier në pronësi të shtetasit P. G., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu