Vijon edhe sot aksioni për prishjen e pishinës së dytë të ‘Prestige Resort’, inxhinieri: Është shembur dyfishi i hapsirës, IKMT ka shkelur ligjin

0

Ditën e sotme ka nisur sërish aksioni i paligjshëm i IKMT-së për të vijuar me shembjen e pishinës së dytë në ‘Prestige Resort’.

Inxhinieri Astrit Vila tha për News24 se IKM shkoi në 700 metra nga 450 metra që ishte përcaktuar që të shembej, ndërsa kërkoi që të vinin topografë nga ky institucion.

“Kanë bërë shkelje ligjore, keni shkelur ligjin që keni bërë vetë. Keni kaluar dyfish të prishjes së djeshme. Mos vazhdoni se do të mbani përgjegjësi ligjore. Po jua kërkoj me insistim. Bëni matje. ishte 450 metra ishte për t’u prishur. Ta matin dhe më pas të vazhdojnë. Kanë bërë shkelje me të dyja këmbët. Na kanë cënuar pronën, dhe e kanë prishur dyfishin e asaj që duhej të prishej.”, tha inxhinieri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu