KOSOVA- As në seancën e sotme e në tentativën e 24-t nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi. Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares. Seanca u ndërprerë për të vazhduar pas 48 orësh.