Vijon i nxehti përvëlues, sot termometri 41 gradë

0

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga orët e shumta me diell në të gjithë vendin tonë. Por pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat kalimtare të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje përgjatë zonës malore. Po ashtu gjatë mbrëmjes dhe natës vijojnë të jenë prezente vranësirat kalimtare të cilat më të fokusuara do të mbeten në Verilindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Ishujt Britanik. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu do të jetë dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë Europa Lindore dhe Jugore.

Kosova

Kosova Mbetet në mbizotërimin e valëve të të nxehtit Afrikan, duke bërë që vendi të përjetoj temperatura ekstremisht të larta deri në 37°C. Përsa i përketë motit kthjellimet do të mbizotërojnë gjatë paradites. POR pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditësh territori i MV eshtë përfshirë nga temperatura shumë të larta KU maksimumet do të ngjiten edhe në 39°C në orët e mesditës në qytetin e Shkupit. Në MV kthjellimet do të jenë mbizotëruese deri në mesditë, më pas parashikohet të ketë vranësira të lehta në pothuajse gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu