Vijon shembja e objekteve pa leje në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

0

Pasditen e sotme ka nisur zbatimi i aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, si pjesë e fushatës për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), në bashkëpunim me policinë, ka shembur një ndërtesë dy katëshe, pasi afati për heqjen vullnetare kishte përfunduar.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur prej tre ditësh në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin, Vlorën dhe tashmë edhe Thethin.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bashkitë që të veprojnë menjëherë për të liruar hapësirat publike, duke i dhënë ultimatum për subjektet që kanë zaptuar ambiente pa leje.