Viktima e 3-të! Kamioni përplaset me trafikndarësen, humb jetën një person në Tiranë

0

TIRANË- Viktima e tretë nga aksidentet në vend. Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Kamionçina e cila u përfshi në aksident transportonte viça, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në orët e para të mëngjesit, u raportuan dy aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa në Vlorë u shënua një aksident me pasojë lëndimin e një personi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu