“Vini të presim jashtë, mos u dorëzo”, qindra qytetarë në mbështetje të Salianjit para Policisë së Tiranës

0

Qindra qytetarë dhe demokratë janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit.

“Vini të presim jashtë, mos u dorëzo kurrë”, ka thënë një prej qytetarëve.

Ai është pritur me brohorima dhe duartrokitje, ndërsa Salianji ka takuar një pjesë të tyre.

Ai është futur në ambientet e Drejtorisë për t’u vetëdorëzuar, ashtu siç lajmëroi më parë.

Një pjesë e simpatizantëve të PD kanë bllokuar rrugën para drejtorisë së policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu