Vinte me çantën plot me paund nga Anglia, arrestohet në Rinas

0

 

Njoftimi i plotë: Dogana e Rinasit ka bërë të mundur kapjen e një sasie prej 21 900 pound të padeklaruara, të cilat një shtetase britanike tentoi t’I fuste në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu