Masat anti civid/688 gjoba për 24 orë dhe 13 “kokëfortë” arrestohen

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 3000 lekë 688 qytetarë, që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse në rrugë, ndërsa 13 që nuk pranuan të jepnin kartën e ID-së janë dërguar në komisariat, ku pasi u janë marrë të dhënat janë lënë të lirë.

“Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse. Për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu