Reperi Ervin Selita, i njohur si Vinz ka dale sot para Gjykatës së Tiranës, pasi tentoi të viste pronarin e një hoteli në Rrugën e Elbasanit. Mbi 30-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjatë seancës së sotme, prokuroria ka kërkuar arrest me burg për reperin, ndërkohë që pritet të jepet vendimi i Gjykatës.
Ervin Selita u arrestua më datë 3 shkurt, pasi u konfliktua me pronarin e një hoteli në Rrugën e Elbasanit. Ngjarja nisi në momentin që recepsionistja nuk lejoji reperin dhe të dashurën e tij të futeshin në hotel, pa treguar kartën e ID. Pas kësaj, reperi nxori armën dhe tentoi të viste pronarin e hotelin, por plumbi fatmirësisht kapi një nga dritaret e hotelin dhe jo pronarin e saj.