Viola von Cramon mirëpret ambasadorin e SHBA në Prishtinë: Mezi pres të takohemi

0

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhjen ditën e sotme në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.

Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin, i cili sot i dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.

Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.  Hovenier ishte emëruar nga presidenti i SHBA-së për postin e ambasadorit të Kosovës në muajin korrik të këtij viti. Hovenier do të vendoset në postin që mbahej nga Philip Kosnett. Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu