Viron Bezhani :Në fushatë nderova emrin e babait tim

0

Viron Bezhani, i cili ishte i 17-ti në listën e LSI-së në Tiranë dhe që doli nga zgjedhjet vetëm me 301 vota në përfundim të procesit shpreh bindjen se LSI do të vijojë betejën për të zbardhur të vërtetat e numërimit të votave.

“Në rrugëtimin e një fushate elektorale intensive në Qarkun e Tiranës dhe me 400 takime me audienca të shumëfishta e të dëshiruara që Shqipëria të jetë Shtëpia e të gjithë Shqiptarëve, ishin qindra e mijëra ata me te cilët shtrëngova dorën në takime, me dhjetra e qindra ata që me mbështetën dhe advokuan për votën për kandidaturën time.

LSI dhe unë jemi të bindur në vijimin e betejës për të zbardhur të vërtetat e numërimit të votave.

Sot dua nga zemra t’ju falënderoj të gjithëve që me zemër më keni dëshiruar fitoren dhe atyre që më kanë votuar, mirënjohjen dhe respektin tim e të familjes sime! Edhe në këtë fushatë kam nderuar emrin e babait tim dhe modelin e tij, e ju nderoj juve për besimin. Me respekt Viron (Nafiz) Bezhani” mbyllet postimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu