Virozat e vjeshtës në Elbasan/ 200 qytetarë paraqiten në urgjencë brenda 24 orëve, mjeku apelon të kryhen vaksinat

0

Rreth 200 qytetarë i drejtohen në 24 orë Urgjencës në Elbasan për të kërkuar ndihmën  e bluzave të bardha.

Luhatja e temperaturave, ka bërë që në institucionin shëndetësor  të ketë fluks të shtuar pacientësh me temperaturë por edhe shenja të tjera shoqëruese.

Shefi i urgjencës Ergys Mici teksa flet për prezencën e virozave të vjeshtës e vë theksin kryesisht te kujdesi I shtuar që duhet të tregojnë kryesisht pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Mjeku I bën apel vecanërisht të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje bashkëshoqëruese të aplikojnë vaksinën anti-grip, si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga viruset në këtë periudhë të ngarkuar.

Që virozat të kalojnë sa më shpejt, këshillohet shmangie të ambienteve të mbyllura, konsumim i supave, lëngjeve por edhe ecje në ajër të pastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu