Virusi rrezikon finalen në Angli, UEFA bën gati planin B për Euro 2020

0

Pak më parë është bërë me dije se UEFA ka një plan B nëse do të vendosë që finalja e europianit të mos luhet në Wembley për shkak të situatës së pandemisë në Angli. Organizata europiane e futbollit ka thënë se gjysmëfinalet do të luhen në këtë stadium, por për finalen ka një plan rezervë për ta zhvendosur në vend tjetër për t’iu shmangur masave kufizuese të Anglisë.

Raportohet se gjysmëfinalet, ashtu edhe finalja mund të zhvendosen nga Londra në Budapest nëse VIP-ave që kanë prenotuar biletën për këto takime u sigurohet përjashtim nga rregullat kufizuese në Angli, mes të cilave edhe detyrimi për karantinim 10-ditor.

Bëhet fjalë për 2,500 personalitete nga e gjithë bota që do të duan ta ndjekin finalen në stadium, ndërkohë që qeveria britanike ka shtyrë kufizimet dhe detyrimin e karantinimit deri më 19 korrik, 8 ditë pas finales së europianit. Vlen të theksohet se shumica e vendeve në Euro 2020 janë në listën e kuqe të Qeverisë britanike. Ndërkohë, në Wembley është vendosur që ndeshjet të luhen me kapacitet të reduktuar tifozësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu