Viti i ri akademik në Elbasan nis me studentë “në moshë”, “tkurrje” te Fakulteti i Ekonomikut

0

Viti i ri akademik ka nisur edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani “ në Elbasan. Përkundër 2114 kuotave të përcaktuara nga institucioni arsimor në përfundim të dy raundeve të para janë regjistruar 1097 studentë, ose 50 % e kuotave të plotësuara.

Sakaq fakulteti, i cili kryeson edhe këtë vit është ai i Shkencave Mjekësore Teknike ku janë ezauruar 65% e kuotave, ndërsa programi më i lakmuar është Infermieria, e cila nuk ka asnjë vend të lirë, teksa janë regjistruar 250 studentë. Vetë të rinjtë flasin për nisjen e sezonit të ri akademik dhe pritshmëritë që ata kanë. Mes tyre ka nga ata që fill pas studimeve e shohin veten jashtë vendit, pavarësisht masave të marra nga qeveria për ti mbajtur të paktën 5 vite në Shqipëri.

Ky vit i ri akademik nis me risi, sikundër është rimbursimi që qeveria ka parashikuar për studentët që zgjedhin degët e mësuesisë dhe bujqësisë. Për pasojë mosha madhore reflektohej edhe në auditore. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Zv /Rektori i Universitetit të Elbasanit Z.Peçi Naqellari .

Ndërsa programet e mjekësisë vijojnë të preferohen masivisht, e njëjta gjë nuk ndodh me programet e mësuesisë. Rreth 15 prej tyre operojnë me numër minimal studentësh për të cilët në vijim do të vendosë senati.

Tkurrje të numrit të studentëve në Universitetin e Elbasanit shënon edhe Fakulteti i Ekonomikut, i cili dikur renditej mes më të preferuarve , sidomos për studentët rezident në Elbasan. Në total në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” këtë vit akademik janë ulur në auditore në të gjitha programet e studimit mbi 6 mijë studentë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu