Viti i ri shkollor, ministri Balla prezanton paketën e re të sigurisë

0

Ministri i Brendshëm,Taulant Balla dhe ministrja e arsimit Evis Kushi prezantuan këtë të premte paketën e re të sigurisë nëpër shkolla.

“E para ka të bëjë me sigurinë publike, do të ndërmarrim për përkufizimin e konceptit të sigurisë në shkolla si ato hapësira fizike përmes shkollave para apo përgjatë mësimit dhe që përfshin të gjitha rrugët përreth kufinjve të shkollës dhe aktivitetet tregtare që ushtrohen brenda kësaj hapësire. Strukturat vendore të policisë, në bashkëpunim me bashkitë, do të përcaktojnë brenda kësaj jave perimetrin e sigurisë të cdo shkolle sipas vlerësimit të situatës në terren por jo më pak se 50 metra në vijë ajrore rreth gardhit kufizues. Do të ndërmarrin një qasje të re penale në raport me veprat që cënojnë soigurinë e fëmijëve brenda perimetrit. Brenda këtij muaji do të propozojmë ndryshime ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda perimetrit, duke filluar nga shitja e drogës dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarti ttë ftohta dhe si cdo vepër dhunë. objektivi kryesor është parandalimi i kriminalitetit dhe përdorimi i droges nga të rinjtë dhe goditja e cdo rrjeti të shpërndarjes së drogës në perimetrin e sigurisë,. në vijim, pres nga policia në bashkëpunim me prokurorinë të ketë rezultate domethënëse në luftën kundër spaçiatorëve.”, theksoi ministri Balla.
vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu