Viza për SHBA/ Apeli i Ambasadës: Shmangni agjencitë, aplikimi kushton vetëm 185 dollarë

0

TIRANË- Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin agjensitë e vizave për të siguruar një vizë amerikane. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada thekson se qytetarët duhet që të mbrojnë vetën dhe të dhënat e tyre. Ndërkohë që shton se aplikimi për vizë kushton vetëm 185 dollarë, ndërsa agjencitë marrin nga 700 dollarë.

Postimi i Plotë:

MOS u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas.