Vizita e fundit/ Meta pritet me nderime nga Vjosa Osmani, bën shqiponjën në tapetin e kuq (AGJENDA)

0

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Presidenti Meta gjatë parakalimit në tapetin e kuq bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media.

Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve.

Meta sërish do të jetë me Osmanin për të marrë pjesë në në hapjen solemne të Manifestas në Prishtinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu