Nga editori, Infoweb Media
Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti, në një lidhje live me gazetaren Anisa Pasholli në A2CNN ka shprehur mendimet e saj lidhur me vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Tiranë.
E pyetur nga moderatorja nëse do jetë e pranishme në ceremoni, Bahiti u shpreh se ka një ftesë dhe se do jetë e pranishme. ‘Rreth orës së përcaktuar në axhendë rreth orës 16.30 mendoj se do jetë hapja zyrtare e xhamisë dhe unë do jem atje ta shoh nga afër’.
E pyetur nëse në takimin kokë më kokë me Kryeministrin Rama do flitet vetëm për xhaminë apo do ketë edhe marrëveshje të tjera, Anisa Bahiti deklaroi:
‘Kjo është një vizitë historike. Përbën një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht për besimtarët myslimanë. Në dijeninë time do ketë edhe tre marrëveshje të rëndësishme mes palëve.
-Marrëveshje në fushën e sigurisë bujqësore,
-Marrëveshje me karakter ekonomik.
– Dhe një marrëveshje për median dhe komunikacionin.
Prej vitesh Erdogan e ka treguar mbështetjen ndaj shtetit shqiptar edhe në kohët më të vështira. Por edhe ne si një vend i vogël kur kanë pasur nevojë u jemi gjendur pranë. Partneriteti mes dy vendeve ka qenë dhe do jetë mjaft i mirë’.
Anisa Pasholli: Rama e ka cilësuar Erdogan si ‘vëllain e madh’. Por Erdogan a e cilëson Ramën si ‘vëllain e vogël’?
Anisa Bahiti: Është si puna e duarve, japim e marrim. Erdogan është president i një shteti shumë të fuqishëm. Përpjekjet e tyre për ta pasur Shqipërinë në fokus kanë qenë të mëdha. Rama ka drejtuar sytë nga Erdogan për të përmirësuar gjërat dhe partneriteti ka qenë dhe do mbetet në fokus.
Anisa Pasholli: Sa larg është Shqipëria mes Ankarasë dhe Athinës?
Anisa Bahiti: Ne jemi një vend që kemi ditur ti ruajmë ekujlibrat. Këtë e ka treguar historia dhe politika. Gjeografikisht jemi ndryshe, por ka pika të përbashkëta.
Erdogan e ka dëshmuar në çdo kohë se sa e rëndësishme është Shqipëria për Turqinë.
Anisa Pasholli: Nga Tirana Erdogan drejtohet në Beograd, a mund të jetë Kosova pjesë e diskutimave?
Anisa Bahiti: E nënvizoj! Turqia është një vend i madh dhe Erdogan një president i fuqishëm. Erdogan do fluturojë drejt Beogradit dhe më tej drejt Rusisë. Se çfarë do të diskutojë në Beograd e Rusi nuk dihet. Mbetet për t’u parë. Kjo varet nga zhvillimet që ndryshojnë nga momenti në moment. Pas vizitës mund të analizojmë ngjarjet që priten të ndodhin. Kjo edhe për arsye se ata në çdo moment mund të ndryshojnë.
Mendoj që sot diskutimi më i rëndësishëm mbetet vizita në Shqipëri dhe inagurimi i xhamisë me të madhe në Ballkan, imitim i xhamisë Blu. Jo vetëm në funksion të besimtarëve, por do ketë një qendër multifunksionale. Besimtarët myslimanë janë mjaft të gëzuar. është një dhuratë e madhe për Shqipërinë. Duhen parë pozitivisht për ti shërbyer qytetarëve.
Anisa Pasholli: Mendimi juaj për qëndrimet e Turqisë dhe Shqipërisë në lidhje me Izraelin?
Anisa Bahiti: Mendoj që kjo i përket njerëzve kompetentë. Le të presim dhuratën e sotme të jemi mirënjohës dhe të vazhdojmë partneritetin e mirë dhe mënyrën se si e kemi treguar vëllazërinë me njëri tjetrin. Infoweb Media