Vjen momenti i shumë pritur për Dojna Memën, Vlashent Sata i propozon për martesë

0

Lajmi ëmbël u bë publik nga vetë prezantuesja në një video të publikuar në Instagram.

Në pamje çifti shihen të lumtur duke u puthur në buzë, ndërsa në gishtin e martesës së Dojna Memës bie në sy unaza me të cilën artisti i propozoi për martesë.

“Gjithmonë ‘Po’,”- shkroi ajo, krahas pamjeve romantike. Ndërsa miqtë e tyre të famshëm kanë “vërshuar” në komente me urimet e tyre për çiftin e dashuruar.

“Ooooo kjo po që është ditëlindje Urime”- shkruan Arbana Osmani.

“Ooooo sa më bëhet qejfii Urimeeee”- ishte komenti i Adrola Dushit, ndërsa Fjoralba Ponari shkruan: “Shume urimeeee”

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë njohur gjatë një interviste televizive që moderatorja i bëri artistit të njohur.

Ishte pikërisht ky takim që ndezi shkëndijat mes tyre, pasi çifti nuk njiheshin më parë.

Këngëtari vinte nga Parisi në Shqipëri për punë dhe Dojna Memës iu la detyrë për ta intervistuar.

Moderatorja rrëfeu se ditën kur i ra telefoni nga eprorët e saj ishte pushim ndaj e “shau një çikë me vete” Vlashent Satën.

Megjithatë pas kësaj interviste shumë gjëra ndryshuan në jetën e tyre.

“Jemi njohur në punë. Shkova tek Dojna për intervistë. E dija që ishte pianiste dhe doja të bëja diçka me piano nëpërmjet muzikës. Ishte diçka që na lidhte. Dojna me sytë e saj më pa e njohur ngela. Duke komunikuar gjatë intervistës, aty ka qenë një mrekulli e vërtetë”, tregoi Vlashent Sata, i ftuar në “’A Shoë’ në muajin korrik.

Ndërsa moderatorja tregoi përballjen e tyre të pare: “Mendoj se Vlashenti është shumë i vështirë për tu marrë vesh në intervistë. Ka një lloj forme që duhet ti gjesh kodin e komunikimit. Një intervistë që unë shihja nuk ngjante me tjetrën dhe nuk arrija dot ta inkuadroja kollaj para se ta njihja. Më duhet të shtoj se e kisha ditë pushimi. Imagjino të jesh pushim dhe të bjerë telefoni e të thonë duhet të intervistosh patjetër Vlashent Satën, se ka ardhur nga Parisi. E shava një çikë. S’mund të them në televizion sesi e shava. Por me vete. Kur e takova kuptova atë shprehjen: Të takosh një person që të duket sikur e ke jetuar”.

Çifti nisën një romancë pas kësaj interviste dhe e mbajtën të fshehtë për disa kohë, derisa lidhja e tyre u zbulua nga ndjekësit.

  

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu