Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Kolumbi! Presidentja: Mirënjohëse për mbështetjen ndaj Kosovës

0

KOLUMBI- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga homologu i saj kolumbian, Gustavo Petro.

Presidentja Osmani ka njoftuar përmes një postimi se kjo është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi. Ajo tha se gjatë takimit me homologun kolumbian, kanë diskutuar për mundësi bashkëpunimi në fusha të ndryshme si në siguri, turizëm, ekonomi dhe kultura.

Osmani u shpreh mirënjohëse pa fund për mbështetjen dhe se Kolumbia sipas presidentes, shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën.

“Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, ka shkruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu