Shkollat e vendit do ta kalojnë gjithë vlerësimin e nxënësve online në platformën E-Albania dhe trajnimi i disa prej grupeve të mësuesve ka nisur.
Nxënësit dhe mësuesit e kanë mbyllur sezonine parë pa regjistra, ndërkohë që çdo e dhënë për vlerësimin e nxënësve është ruajtur me shkrim nga arsimtarët. Heqja e regjistrave nga shkollat do të behet që notat të hidhen në një sistem të ri elektronik dhe i gjithë informacioni i nxënësve, si notat apo vlerësime të tjera do të jenë në platformën E-Albania.
Mësuesit në disa shkolla në kryeqytet janë njoftuar për vendimi dhe ka nisur trajnimi. Pavarësisht këtij njoftimi, procesi duket se do përgatitje edhe pse ende nuk ka nisur trajnimi në masë i mësuesve. Aktualisht po punohet nga ministria vetëm me grupe të vogla, e më pas do do të shtrihet në në të gjitha shkollat e vendit.
Prindërve u është kërkuar që të dorëzojnë pranë drejtorive të shkollave dëftesën e një viti më parë të nxënësve për të nisur regjistrimin e tyre. Sezoni i parë i shkollës ka vetëm disa dokumente, të cilat më pas do të ruhen zyrtarisht duke u shkaktuar kështu një punë e lodhje të dyfishtë mësuesve.