Në “Loro Boriçi” po zhvillohet një nga dy sfidat më të rëndësishme të javës së 26-të, Vllaznia-Partizani. Shkodranët presin të kuqtë me statusin e kryesuesit por ekipi i Ilir Dajës dukshëm ishte superiore gjatë pjesës së parë. Portieri Zogovic bëri heroin në disa momente duke mbajtur portën të paprekur. Eraldo Çinari ishte një rrezik konstant në zonën e Vllaznisë ku brenda 13 minutave të para iu afruar dy herë golit të avantazh.
Flagrant ishte rasti i Bitrit në minutën e 35-të ku Zogovic me një pritje mjeshtërore mbajti Vllazninë në lojë. Në barazim pa gola u mbyll pjesa e parë edhe në sfidën tjetër ndërmjet Teutës dhe Laçit.
Ekipi i Edi Martinit ishte superiore në çdo aspekt duke krijuar një volum të madhe loje dhe raste të pasta për shënim. Dejvi Bregu ishte protagonisti kryesorë në fraksionin e parë ku nuk mungojë dhe një pretendim për penallti nga ana e durrsakëve për faull në zonë ndaj sulmuesit vlonjat.