Vlonjatja kampione kik-boksi, sportistja e Flamurtarit mbron titullin botëror

0

Ilda Lelo u shpall kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg.

Titulli WKU World, World Kickboxin Union për femra u mbrojt nga sportistja shqiptare e Flamurtarit, në pallatin e sportit në Vlorë. Ajo arriti të triumfonte përballë sportistes turke Tugba Gyl Bozkya pas pesë raundesh.

Një fitore kjo që I dha mundësinë Ilda Lelos që të mbrojë titullin e kampiones së botës për herë të dytë. Mes emocionesh, Lelo u shpreh e lumtur për arritjen ndërsa një mbrëmje të mrekullueshme e quajti dhe trajneri I saj, Alban Alikaj.

Ndërkohë emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë që u zhvilluan në pallatin e sportit në Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu