Vlorë/ Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal për kalimin e paligjshëm të emigrantëve

0

Klodian Gjikondaj i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin është arrestuar nga policia e Vlorës.

Ndaj 40 vjeçarit banues në Vlorë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në policinë e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu