Vlorë/Demokratët mblidhen dhe diskutojnë për emrin që do të kandidojë në zgjedhjet e 9 nëntorit

0

Opozita është në kërkim të emrave për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit. Mbrëmjen e kësaj të shtune, në selinë e Partisë Demokratike në Vlorë është mbajtur një mbledhje ku dhe është diskutuar lidhur me emrat potencialë për të garuar për postin e kryetarit të Bashkisë së qytetit bregdetar.

Gjatë kësaj mbledhje të drejtuar nga deputeti Bujar Leskaj u hodhën në tryezë disa propozime të mundshme për postin të cilin më herët e ka mbajtur Ermal Dredha.

Deputeti Leskaj tha se konsultimet do të vijojnë edhe nesër jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut.

Emrat e propozuar si kandidatë potencialë:

-Eralba Kreshpa

-Alta Azizi Haluci

-Atird Hoxha

-Genti Hamzaraj

-Rezembrik Serjani