Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në autostradë! Shkrumbohet mjeti, shpëton shoferi

0

Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (25 gusht).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa.

Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët .

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Makina ishte në pronësi të shtetasit A.M.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu