Në zgjedhjet e pjesshme të Vlorës, një votues ka vendosur të mos shënojë asnjë kandidat, por të lërë një “mesazh” të qartë në fletën e votimit.
Në vend të kryqit, ai ka shkruar një frazë që s’e gjen në asnjë program partie, një reagim spontan, plot mllef e ironi ndaj gjithë klasës politike.
Fleta është shpallur e pavlefshme, por fotografia e saj po qarkullon në rrjet si simbol i zhgënjimit ndaj politikës tradicionale.
Vlora, edhe një herë, e gjen mënyrën për ta thënë troç!





