“VOA” hyn në zonat e thella të Afganistanit: Popullsia vuan nga varësia nga droga, konsumohet nga fëmijë e të rritur!

0

Afganistani prodhon 80% të opiumit në botë, sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përdorimi dhe varësia nga droga ndikon tek miliona njerëz që jetojnë në atë vend. Në këtë pjesë, në kuadrin e disa raporteve televizive mbi krizën e varësisë nga droga në Afganistan, shërbimi afgan i Zërit të Amerikës ishte në provincën Bamyan, 180 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kabul, duke ndjekur nga afër efektet e përhapjes së varësisë nga droga në zonat rurale.

Provinca Bamyan njihet për peizazhet e bukura. Rreth 20 vjet më parë në atë vend (mars 2001), Talebanët shkatërruan dy statuja të lashta të Budës, të cilat ishin më të mëdhatë në botë.

Popullsia e kësaj zone vuan nga varësia nga droga. Zyrtarët lokalë thonë se rreth 50 mijë njerëz ndikohen nga varësia dhe pasojat e lidhura me të.

Në pjesën veriore, në zonat më rurale, droga është edhe më e përhapur se në pjesën qendrore të provincës Bamyan. Rrethi Waras është epiqendra e përdorimit të drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu