Vodhën një beach-bar vitin e kaluar, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Greqi

0

Sigurimi i Polygyros arriti të identifikojë një nga autorët. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal për grabitje dhe shkelje të ligjit për armët.

 Një 28-vjeçar shqiptar u identifikua mes katër autorëve që hynë në një Beach Bar në Pefkochori të Halkidikit një vit më parë dhe pasi lidhi rojen dhe qëlloi në ajër, zbrazi lokalin nga pijet.

Sipas mediave vendase, Sigurimi i Polygyros arriti të identifikojë një nga autorët. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal për grabitje dhe shkelje të ligjit për armët.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit të 30 qershorit të kaluar në lokalin e plazhit që ishte i mbyllur në atë kohë. Katër autorët kanë bllokuar me kërcënimin e pistoletës rojen e sigurisë së dyqanit dhe duke qëlluar në ajër e kanë lidhur me litar dhe e kanë çuar në plazh.

Të pashqetësuar më pas ata u kthyen në lokal dhe nisën të vidhnin markat e shtrenjta të uiskit, vodkës dhe xhinit. Sipas pronarit të dyqanit, vlera e vjedhjeve i kalonte 15 mijë euro.

Policia ka mbledhur nga zona një gëzhojë 9 mm, si dhe një motoçikletë me dy rrota të cilën autorët e kanë përdorur për të mbërritur në Beach Bar.

Hetimi policor vijon si për identifikimin e detajeve të bashkëpunëtorëve të tij, ashtu edhe për pjesëmarrjen e tyre në vepra të tjera të ngjashme kriminale. Dosja e formuar i është dorëzuar Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Halkidiki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu