“200 gjoba në pak orë”, rruga bëhet me një sens lëvizje te “Liqeni i Thatë”, revoltohen shoferët: Policia me dy standarde…

0

Kjo është situata në rrugën pranë Liqenit të Thatë, në afërsi të Kopshtit të ri Zoologjik të Tiranës, ku prej 4 qershorit, ky segment përdoret me një sens lëvizje dhe bëhet i lejueshëm për të dyja kahet e rrugës vetëm për autobusët.

Rreth 20 shoferë kanë pasur konfrotim me Policinë, pikërisht për shkak të gjobave që marrin. Eksperti i trafikut, Sokol Kikino, i cili nuk e kishte parë sinjalistikën e vendosur për ndalimin e rrugës, thotë se është gjobitur dhe I është pezulluar patenta për 3 muajt e ardhshëm, e një fat të ngjashëm me të, sipas tij, kanë pasur dhe rreth 20 shoferë të tjerë.

Kikino thekson se policët duhet të jetë më bashkëpunuese e duhet të vendosen  në krye të rrugës, me ditë të tëra për të informuar qytetarët. Sjelljen e uniformave blu, ai e cilëson si me dy standarde.

Pas mbërritjes së medias, policia luajti një rol këshillues për shoferët që nuk e shikonin sinjalistikën dhe i orientonin drejt segmentit që duhet ndjekur. Nga ana tjetër, shoferët kishin mendime të ndryshme sa i përket vendimit për ta kthyer këtë rrugë në një sens lëvizje. Njëri prej tyre tha se ky vendim duhet të anulohet, ndërsa një tjetër, u shpreh se prej dy javësh qarkullimi është lehtësuar ndjeshëm.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu