Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit:
– E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.