Vodhën shampanjë me vlerë 200 mijë euro, vihen në pranga 2 “skifterët” shqiptar në Itali

0

Dy shqiptarët do të kishin bërë të paktën tre vjedhje me shishe të shtrenjta shampanje, pije të tjera dhe para cash për një vlerë totale prej gati 200 mijë eurosh.

Dy shqiptar të moshës 24 dhe 28 vjeç u arrestuan në Santa Maria Capua Vetere nga Policia e Shtetit me akuzën e grabitjes së rëndë dhe vjedhjes.

Sipas mediave vendase, dy shqiptarët do të kishin bërë të paktën tre vjedhje me shishe të shtrenjta shampanje, pije të tjera dhe para cash për një vlerë totale prej gati 200 mijë eurosh.

Hetimet nisën pas një vjedhjeje të ndodhur natën e 26 qershorit të kaluar në Capodrise (Caserta), në dëm të biznesit “Distribuzioni Siciliano” ku hajdutët kishin hyrë në dyqan nga një vrimë e bërë në mur, kishin sulmuar portierin me shqelma dhe grushta dhe kishin marrë në pronësi shishe shampanjë me vlerë gati 70 mijë euro.

Nga hetimet e kryera nga policët e Komisariatit të Marcianise dhe të seksionit të antivjedhjeve të Skuadrës Mobile Caserta dolën ngjashmëri me dy vjedhje të tjera, njëra e kryer më 4 qershor në të njëjtën kompani, kur hajdutët kishin hyrë në magazinë pasi kishin thyer një dritare dhe kishin vjedhur shishe shampanjë me vlerë 30 mijë euro dhe para të gatshme për 20 mijë euro. Dhe një tjetër që u zhvillua më 11 qershor në Portico di Caserta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu