Vodhi çelësat e makinës/ Minoreni bën ‘masakër’ në rrugë, përplas gruan në vijat e bardha, godet dhe një tjetër

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Çelepias.”

Një minoren që po drejtonte një automjet me targa gjermane ka përplasur një grua në vijat e bardha, e cila po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje.

Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip “Volvo” me targa gjermane ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip “Volsvagen Passat”.

Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni Buran Osoja ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha. Të njëjtat burime konfirmojnë se Osoja ia kishte marrë çelësat e makinën fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania, për të shëtitur në qytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu