Vodhi në dyqan një lodër, arrestohet 39-vjeçari ne Sarandë

0

Policia informon se i riu me inicialet R.T, është vënë në pranga pasi ka vjedhur një lodër brenda një dyqani.

Një 39-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet për vjedhje. Policia informon se i riu me inicialet R.T, është vënë në pranga pasi ka vjedhur një lodër brenda një dyqani. Një vjedhje e tillë nuk ishte dëgjuar më parë e sidomos nga një person i madh në moshë, mirëpo arsyet ende nuk dihen.

NJOFTIMI:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale “Vjedhja”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky shtetas është arrestuar pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu