Vodhi një makinë dhe tentoi të arratisej/ Policia e ndoqi për disa kilometra, pranga 36-vjeçarit në Tiranë

0

TIRANË- Një 36-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” vodhi një automjet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Autoritetet i kanë bërë shenjë të ndalojë, por i riu nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të arratiset bashkë me automjetin e vjedhur.

Policia e ndoqi për disa kilometra dhe 36-vjeçari braktisi automjetin e vjedhur dhe tentoi të largohej, por pa sukses.

Mjeti i vjedhur u sekuestrua nga Policia në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Duplicate”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi: Një 36 vjeçar, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga.”, njoftoi Policia.