Vodhi një motor para disa muajsh në Shkodër, policia shpall në kërkim 26-vjeçarin nga Tirana

0

Policia e Shkodrës ka identifikuar një shtetas 26-vjeçar nga Tirana i cili para disa muajsh vodhi një motor në qytetin e Shkodrës.

K.M., banues në Tiranë më datë 4.6.2023 dyshohet se vodhi një motomjet. Policia po vijon punën për kapjen e tij, megjithatë nuk jepen detaje në lidhje me pronësinë e motomjetit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 04.06.2023, ka vjedhur një motomjet. Vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit.