Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për të përjashtuar liderin historik të partisë, Sali Berisha. Në një intervistë për “Report TV”, ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.
‘Foltorja për PD’, Garo: Takimi i radhës është në Fushë Krujë të martën
‘Foltorja’ në Sarandë/ Berisha takon shokun e ngushtë: Njihemi që prej fëmijërisë
Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi, ndërkohë që ka nxjerrë dhe formularin që ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.