Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci

0

Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden. Zëri i Amerikës në versionin serb shkruan se informacionet e ka marrë nga një burim në Uashington. Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë.

Grenell “tall” Hertling: S’e di që Trump dhe Biden kanë politikë të njëjtë në Kosovë
Sulmi ndaj Capitol Hill – 6 fletëthirrje për aleatët e Trump
Vetë eventi ka vazhduar me dyshime dhe polemika në lidhje me të ftuarit. Gama e tyre varion nga kriteret për përzgjedhjen e pjesëmarrësve, por edhe nga roli i shoqërisë civile në atë ngjarje – ndërsa në Ballkan tema më aktuale ishte mosveprimi i mundshëm i Serbisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Qëllimi i këtij samiti është të forcojë angazhimin për pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Eventi virtual nga e cila një pjesë e publikut botëror pret të kontribuojë në ndalimin e kolapsit të demokracisë, si dhe të drejtave dhe lirive në nivel global, është planifikuar për 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas informacioneve jozyrtare, pritet prania e 100 të ftuarve – mes të cilëve janë demokracitë tradicionale, si Franca dhe Suedia, por edhe Filipinet dhe Polonia – në të cilat duket se shkalla e demokracisë po shembet. Edhe pse bëhet fjalë për promovimin e synimeve dekadash të politikës së jashtme amerikane, të cilat reflektohen në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, Samiti për Demokraci është një mjet i ri i përdorur nga administrata amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu