Voltana Ademi jep lajmin e mirë , realizohet pagesa e detyrimeve për sigurimet

0

Arrihet marrëveshja, Vllaznia mund të buzëqeshë pasi borxhet ndaj tatimeve nuk do të jenë pengesë për licencimin nga UEFA. Lajmin e ka dhënë kryebashkiakja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila në rrjetet sociale ka njoftuar se janë paguar rreth 400 milion lek për të lidhur marrëveshjen me Drejtorinë Rajonale Tatimore, ndërkohë që deri në fund të vitit duhet shlyer pjesa tjetër e borxhit që shkon deri në 1.6 miliard lekë së bashku me gjobat dhe kamatat.

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë.  Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, një hap i rëndësishëm ky për licencimin e Klubit tonë “Vllaznia” për të luajtur në Kupat e Europës.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm për rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu