Von der Leyen vjen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

0

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen do të vizitojë nesër Tiranën në kuadër të vizitave në Ballkanin Perëndimor, ku duhet theksuar se kjo është vizita e dytë në vendin tonë brenda një viti.

Sipas axhendës, presidentja e Komisionit Evropian fillimisht do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në kryeministri dhe një konferencë për shtyp aty.

Agjenda:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

Plane dhe Foto me link

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu