Vota e diasporës, Celibashi zbulon kur nis aplikimi në platformën për emigrantët

0

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se duke nisur nga 11 janar nisin aplikimet në platformën për emigrantët për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e përgjithshme.

Celibashi i ftuar në emisioni Barometri në Euronews Albania theksoi se emigrantët kanë gati 60 ditë në dispozicion për të kryer regjistrimin, pasi 63 ditë para zgjedhjeve KQZ duhet të publikojë listën përfundimtare të zgjedhësve.

“11 janari është afati i fundit për ne si institucion që duhet të kemi gati platformën për emigrantët. Që nga ai moment ata janë në gjendje të aplikojnë. Kanë 60 ditë në dispozicion, por edhe ato ditë nuk janë të plota sepse 63 ditë para datës së zgjedhjeve komisioneri duhet të publikojë listën paraprake të zgjedhësve.

Pas kësaj periudhe, pasi shpallet lista përfundimtare e atyre që do të votojnë jashtë vendit dhe dikush nuk e gjen emrin në listë, ka të drejtën e ankimit në gjykatë deri 7 ditë para ditës së zgjedhjeve. Për votuesit është shumë e rëndësishme që 120 ditë para datës së zgjedhjeve kanë mundësi të aplikojnë dhe kanë gati 60 ditë për t’u regjistruar”, shpjegoi Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu