Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna të detajuara mbi procesin e votimit nga jashtë vendit, ku 339,893 shtetas shqiptarë krijuan profil në Platformën e Regjistrimit Elektronik (PER).

Nga këta, 245,935 aplikime janë miratuar, dhe 202,309 zarfe votimi kanë mbërritur në KQZ, duke përfaqësuar një pjesëmarrje të konsiderueshme të diasporës nga 85 shtete të botës.

Procesi është shoqëruar me masa të larta sigurie kibernetike dhe një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në rrjete sociale dhe platforma online.

Njoftimi:

VOTIMI NGA JASHTË!

Të dhëna dhe statistika mbi procesin e votimit nga jashtë:

📌 Të dhëna kyçe:

🔹 339,893 krijuan profil në PER

🔹 245,935 aplikime të miratuara

🔹 227,097 zarfe të marra nga votuesit (92%)

🔹 202,309 zarfe të mbërritura në KSHZ (82.2%)

🔹 Votues nga 85 shtete të botës

📦 Procesi logjistik:

🔹 680 persona të angazhuar në 6 muaj

🔹 14 kuti të posaçme për votat nga jashtë

🔹 Monitorim me kamera 24/7

🌐 Fushata ndërgjegjësuese:

🔹 7.1 mln klikime në Facebook & Instagram

🔹 9.5 mln klikime në Google Ads

🔹 Fokusi: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, MB

🛡️ Siguria kibernetike:

🔹 192 mln kërkesa në 7 ditë

🔹 Mbi 5,700 kërkesa/sek

🔹 Sulme të organizuara, të krahasueshme me rastet në Estoni, Francë, Gjermani