TIRANË- Numërimi i votës së emigrantëve të Greqisë për subjeketet politike ka përfunduar pasditen e sotme në të 12 qarqet e vendit. Mësohet se qarku i fundit që kishte mbetur pa numëruar ishte Korça, ku zarfi i fundit u numërua sot.
Procesi i numërimit të votave për partitë politike në këtë qark zgjati dy ditë. Nga numërimi i vullnetit të Diasporës nuk pati asnjë ndikim për ndryshim mandatesh në asnjë prej partive politike.