“Vota juaj është guri i themelit për rikthimin e shpresës”, PD Shkodër thirrje qytetarëve tu drejtohen kutive të votimit

0

Dega e PD Shkodër ka dalë në një deklaratë për media dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë teksa ky proces do të mbyllet në orën 19:00.

PD në një deklaratë shprehet se vota ëhstë guri i themelit për rikthimin e shpresës për një Shkodër tjetër.

Dega e PD Shkodër: Të nderuar qytetarë të Shkodrës edhe më pak se 2 orë na ndajnë nga mbyllja e procesit. Votë Votë bëhet Shkodra. Sa më shumë të votojnë, sa më shumë ta shprehim vullnetin, aq me e drejtë do jetë kjo vendimmarrje për Shkodrën. Të bëhemi bashk të rinj e të reja për të vendosur të ardhmen tonë, nana e motra të ndërtojmë këtë ëndërr të bukur që quhet Shkodër. Ju keni ditur gjithmonë të zgjidhni. PD ju fton tu drejtoheni qendrave të votimit. Vota juaj është guri i themelit për rikthimin e shpresës dhe të nesërmen për një Shkodër tjetër. Sot është dita kur shkodra u kthehet shkodranëve. Mos e humbisni fuqine e ndryshimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu