Votat paraprake për kandidatët/ Ja kush kryeson nga lista e PS në qarkun e Tiranës!

0

 

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë politike, tashmë ka nisur edhe numërimi për kandidatët. Kështu në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe numrin më të madh të kandidatëve, deri tani janë numëruar 26 QV nga 1243 që janë në total.

zgjedhjet-25-prilli-numerimi (1)

Kandidatja që ka marrë më shumë vota deri numërimin e fletëve të votimit të 26 QV është Belinda Balluku me 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622 vota dhe Etjen Xhafaj me 149.

Ndërsa e katërta më e votuar në Tiranë është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 106 vota.

Ajo që vihet re është se ministri për Diasporën dhe një ndër figurat më të shumëpërfolura në radhët e Socialistëve Pandeli Majko, deri më tani ka grumbulluar 75 vota. Ai renditet i 19-ti në listën e PS.

Ndërsa Mimi Kodheli, edhe kjo një figurë e njohur e PS ka marrë vetëm 70 vota.

Ndërsa dy gratë, të cilat Rama i vendosi të para në listë kanë marre respektivisht deri tani Luljeta Bozo 89 dhe Najada Çomo 33 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu