Në Tiranë po numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani, nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 127 nga 1282 kuti votimi.
PS ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë.
Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që Jorida Tabaku momentalisht ndodhet në një garë të ngushtë me Lorenca Hoxhën.
Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Megjithatë rezultatet mund të ndryshojnë, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.
Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
PS 7 mandate nga lista e hapur
1 Blendi Gonxhja 5388 vota
2 Fatmir Xhafaj 2172 vota
3 Ornaldo Rakipi 1432 vota
4 Erion Braçe 1327 vota
5 Ervin Hoxha 1092 vota
6 Antonela Dedej 877 vota
7 Anila Denaj 537 vota
PD 2 mandate nga lista e hapur
1 Ilir Alimehmeti 1538 vota
2 Jorida Tabaku 1316 vota
Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
Agron Shehaj
PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
Adriatik Lapaj
Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
Redi Muçi