Votimi elektronik në Elbasan, qytetarët: Nuk dimë si ta përdorim pajisjen

0

Përgatiti Entela Duka

Për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit qytetarët në Elbasan do të kenë mundësi që të votojnë nëpërmjet votimit  elektronik. Pavarësisht se pajisjet elektronike para disa ditësh ishin në qytetin e Elbasanit ishin të paktë ata qytetarë që arritën ti testonin. Pjesa më e madhe e të moshuarve thonë se nuk dinë ta përdorin pajisjen elektronike”.

Ndonëse kur u instaluan në Elbasan pajisjet u premtua se do të qendronin deri në javën e fundit të zgjedhjeve ka disa ditë që janë hequr. Të moshuarit janë të ndarë sa i përket mënyrës së votimit. Pjesa më e madhe  e tyre pohojnë se ende nuk dinë si të votojnë, ndaj parashikojnë probleme dhe konfuzion në ditën e zgjedhjeve.

“Themi që do ta mësojmë, si bëjmë të tjerët do bëjmë dhe ne”, shprehet një qytetare, ndërsa shton “kalamajtë i kemi larg, na kanë thënë këta të rinjtë e lagjes që do të na e mësojnë”.

“Nuk vete fare të votoj, na lër rehat”, thotë një tjetër qytetar.

Ndonëse kreu i KQZ në daljet mediatike ka theksuar se votimi elektronik do ti japë fund votimit familjar të moshuarit thonë se me 14 maj do të kërkojnë ndihmën e të afërmëve të tyre.

Nëse në qytetin e Elbasanit pajisjet elektronike u instaluan për pak ditë, votuesit nga zonat rurale nuk patën mundësi ti mësonin pasi ato nuk u instaluan në zonën rurale./ InfowebMedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu