SHBA- Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, e ka përshëndetur edhe sekretari i DASH, Antony Blinken. Ai shkruan se Bashkimi Europian me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, bëhet më i fortë dhe më i begatë.
“Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar vrull dhe për të punuar në hapat e mëtejshëm,”-tha Blinken. Reagimi i tij është ripostuar edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.