TIRANË– Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin PRO në parlamentin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez që i hap rrugën mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe kështu rrugës së anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Europian.
Me anë të një postimi në Facebook Chaçka shkruan se Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite
“Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez , duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”,shkruhet në mesazhin e ministres Olta Xhaçka.
POSTIMI I MINISTRES OLTA XHAÇKA:
Finally the path is clear!Congratulations to🇲🇰 for adopting🇫🇷 proposal thus unblocking our #EU perspective.🇦🇱looks fwd to starting negotiations & first #IGC with the same commitment to the 🇪🇺 integration it has shown always. 3 years have been lost! Time to make up for lost time!
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) July 16, 2022